Që prej datës 15 tetor, nga ku hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës në vende publike, në qarkun e Korcës vihen në ditë rreth 35 gjoba nga patrulla të ndryshme policore.

 

Burime bëjnë të ditur se deri sot janë vënë rrëth 175 gjoba në të gjithë qarkun, ndërsa shkelje më të madhe të masës e mban Bashkia e Korcës, ku kryesisht të rinjtë janë më të prirur për t’i shkelur këto rregulla.

 

Duhet thënë se Bashkia e Korçës, ditëve të fundit ka patur shifra alarmante të të infektuarve me COVID-19, ndërsa mbajtja e maskës jo vetëm që është e detyrueshme, por është edhe një lloj sensibilizimi për të gjithë qytetarët që ky virus vdekjeprurës të përhapet më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *