Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar noteren Rezarta Koçi.

 

Pak muaj më parë makinës së noteres Koçi iu vu lëndë plasëse, tritol, në në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”, nga personave ende të paidentifikuar.

 

Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel.

 

Në maj të vitit 2021, E. N. ka kallëzuar penalisht ka kallëzuar penalisht 40-vjeçaren Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme. Në qershor të këtij viti, një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash.

 

Në 9 korrik të këtij viti, për Rezarta Koçin është depozituar në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash. Kallëzimi i fundit është bërë nga një shtetase me inicialet P. Z. Këto konflikte paralele mund të jenë një nga pistat e vendosjes së lëndës plasëse në makinën e noteres, duke i dhënë kështu një mesazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *