Arrestohet në Tiranë, një shtetas 30 vjecar I cili ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës

 

Forcat “Shqiponja” në Tiranë, kapën në rrugën “George Ë. Bush”, shtetasin E. A., banues në Sarandë.

 

I riu ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *