Një qëndër ku trajtohen persona të cilët janë të varur nga perdorimi I drogës, është sulmuar nga persona të armatosur në Meksikën Qëndrore.

Sipas mediave lokale në Irapuato, në shtetin e Guanajuato, nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të vdekur 24 persona ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Për momentin nuk ka shumë të dhëna mbi dinamiken e këtij sulmi.

Shefi I sigurisë publike në këtë shtet të Meksikës bëri të ditur se të dhënat e para tregojne vetem se personat e armatosur kanë zbritur nga një makinë e kuqe dhe kanë kryer masakrën brenda në qëndër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *