Pas nje starti jo shume premtues, Olimpik Marseje prek vendin e katërt ne renditjen e përgjithshme te kampionatit francez. Ne javën e 11 te Ligue 1, skuadra e Rudi Garcia fitoi ne fushën e vështire te Lile me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm per miqtë u shënua qe ne minutën e 5 nga Sanson. Për skuadrën e Marcelo Bielsa vazhdon situate e vështire, ndërsa tashme prekin vendin e parafundit ne klasifikim.

 

Torino mundi Kaljarin ne javën e 11 te serisë, duke ju kthyer fitoreve qe i mungonin prej 20 shtatorit e per me tepër pankina e teknikut serbi Mihajlovic mund te quhet e shpëtuar. Një fillim jo i mire per vendasit, te cilët ne minutën e 30 e panë veten ne disavantazh kur Barilla shënoi per Sardet. Gjithsesi 10 minuta me vone Ansaldi me i miri ne fushe per skuadrën e tij dhuroi nje top per te Falke qe mposhti portierin Rafael, duke kthyer gjithçka ne baraspeshe. Ne pjesën e dyte fale zëvendësimeve te duhura, Torino gjeti fitoren me Obi ne minutën e 66 te takimit.

 

Frymëmarrje per Malagen qe ne javën e 10- te kampionatit spanjoll gjeti fitoren e pare 2-1 ndaj Celta Vigo. Vendasit e mbyllen pjesën e pare ne avantazh fale golit te Adrian ne minutën e pare te shtesës. Iago Aspas ne minutën e 76  barazoi per miqtë, por 7 minuta me vone Recio nga pika e bardhe e penalltisë i dhuroi tre piket Malages qe me ketë fitore i largohet fundit te tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *