Subscribe

Lëvizja Vetëvendosje do të përfshijë në listën e saj zgjedhore edhe iniciativën politike të presidentes në detyrë, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit.  Albin Kurti, dhe Vjosa Osmani, nënshkruan marrëveshjen për listën e përbashkët të kandidatëve. Kreu  i vetëvendosjes  sqaroi se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe presidentja, Vjosa Osmani, do të rilegjitimohet në këtë pozitë.

 

ALBIN KURTI

KREU I LËVIZJES VETËVENDOSJE

 

 “Osmani dhe mua do të na gjeni në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e synimeve për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ri legjitimojmë këtë pengesa të ndryshme me siguri që dalin rrugës por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit të juridik apo ato politike”

 

Ndërkohë Osmani tha se marrëveshja është përtej një liste, ajo përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NË KOSOVË

 

“Ne jemi të vendosur për të luftuar kundër krimit të organizuar e korrupsionit. jemi të vendosur për të mbrojtur kushtetutën e vendit. Jemi të vendosur për një Kosovë që secili mund të sigurojë një jetë të dinjitetshme. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk do t’i mbyllë sytë përballë padrejtësive  Jemi një muaj larg zgjedhjeve kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës”

 

Me 16 janar, Kurti dhe Osmani do të dorëzojnë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë. Më herët edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se këtë të premte do prezantojë listën e kandidatëve për deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *