Situata në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet alarmante. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 176 raste të reja me Covid 19, nga 870 qytetarë të testuar.

Autoritetet vendase kanë raportuar këtë të diel 9 viktima. Ata ishin nga Shkupi, Tetova dhe Struga.

Ndërkohë, 61 personat e prekur janë nga Shkupi, pastaj Tetova me 22, Struga 19, Ohri dhe Shtipi me 14, Kumanova me 8 dhe Gostivari me 7.

Numri i të infektuarve deri më tani është rritur me mbi 6 mijë, ndërsa janë shëruar më shumë se 2,300 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *