Situata në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet shqetësuese. Nga 778 testime të kryera, 162 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 9 pacientë kanë ndërruar jetë.

Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari. Instituti i Shëndetit Publik raportoi këtë të diel se 5 persona të diagnostikuar me virus janë shëruar.

Ndërkohë, në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 4057, prej të cilëve 1710 janë shëruar, kurse 188 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *