8 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 241 janë infektuar me COVID, nga 1700 testime.

Autoritetet vendase konfirmuan se këtë të shtunë janë shëruar 51 pacientë të tjerë. Në total, e kanë fituar betejën me COVID 4727 persona që ishin diagnostikuar të infektuar.

Viktima u shënuan në Shkup, Tetovë, Strugë, Gostivar dhe Strumicë, ndërsa ishin të moshës 59 dhe 76 vjeçe.

Për momentin ka 3885 raste aktive me Covid-19, ndërsa regjistrohen gjithsej 414 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *