Maqedonia e Veriut do të nënshkruajë nesër një marrëveshje me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër Covid-19.

 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se dozat e kompanisë “Sinofarm”, pritet të arrijnë në Shkup këtë muaj.

 

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon, pas Serbisë, që do të përdorë vaksinën kineze.

 

Pikat e shpërndarjes do të funksionojnë me kapacitet maksimal, ku pritet të injektohen deri në 2500 persona në ditë.

 

Sipas njoftimit, dozat e Sinofarm  mund të ruhen në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë celsius duke lehtësuar transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e saj.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *