Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev, pas një debati të vështirë që zgjati dy ditë.

 

Për secilin prej pesë ministrave u votua veç e veç. Ata morën nga 64 deri 66 vota, ndërkohë që mjaftonte shumica prej 61 votash në parlamentin prej 120 vendesh.

 

Katër nga ministrat janë të rinj: Goran Milevski i Partisë Liberal Demokrate do të drejtojë Pushtetin vendor. Ai ishte ligjvënës dhe sipas ligjit atij i përfundon mandati i deputetit.

 

Hisni Ismaili, përfaqësues i partisë shqiptare Alternativa është ministër i ri i Kulturës.

 

Trajan Dimkovski i Lidhjes Social Demokrate në pushtet merr drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa Naser Nuredini i Bashkimit Demokratik për Integrim vjen në krye të Ministrisë së Ambientit jetësor.

 

Sadulla Duraku i BDI-së, i cili ishte ministër i Ambientit do të drejtojë Ministrinë e re të Sistemit Politik.

 

Ministrat Dragan Tevdovski, Hazbi Lika dhe Suhejl Fazliu u shkarkuan të mërkuren nga parlamenti, ndërsa Zoran Shapuriq e Lupço Nikollovski të PLD-së, përkatësisht LSDM-së dhanë dorëheqjen.

 

Kryeministri Zaev, i cili Kryeministri Zaev, i cili fillimisht synonte tamë merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra nga opozita por dhe nga paralajmërimet e Komisionit për pengimin e korrupsionit, të cilët thanë se mbajtja e dy funksioneve paraqet konflikt interesash

 

Zoti Zaev e la bosh vendin e ministrit të Financave deri sa të gjejë një kandidat të përshtatshëm për ta drejtuar këtë post të rëndësishëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *