Subscribe

Per kryetarin e LSDM-se, Zoran Zaev, veprimet e mbrëmjes se te enjtes dhe sulmi ndaj kuvendit e deputeteve ishte nje tentative per vrasje me paramendim. Ai dënoi fort dhunën, por ne anën tjetër theksoi se forcat e tij politike dhe partneret e koalicionit, nuk do te ndalet deri ne krijimin e institucioneve te reja, sipas vullnetit te qytetareve.

 

“Ajo qe ndodhi mbrëmë ishte nje tentative për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore. Mitko Cavkov dhe bandat e tij jane përgjegjës per gjithçka qe ndodhi. Por edhe presidenti Ivanov është përgjegjës per kete situate, prandaj edhe LSDM nuk do t’i përgjigjet ftesës se tij per tryezën politike.”

 

Reagimi i Zaevit vjen pas dhunës se paprecedente që mbizotëroi për disa orë mbrëmjen e së enjtes në parlamentin e Maqedonisë. Gjithçka shpërtheu pas zgjedhjes ne krye te Parlamentit te përfaqësuesit shqiptare te BDI-se, Talat Xhaferri. Qindra protestues te dhunshem, antishqiptare e militante te partisë se Gruevskit mësynë Parlamentin.

 

Ne një mosbindje civile te dhunshme, nacionalistët ekstremistë maqedonas goditën liderin e LSDM, Zoran Zaev, i cili u gjakos. Së bashku me të u dhunuan edhe gazetarë e deputetë të tjerë, mes të cilëve edhe nënkryetarja e LSDM Sheqerinska.

 

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e zemëruara dhe pranë mesnatës njësitë speciale bënë të mundur evakuimin e të gjithë deputetëve dhe reporterëve nga ambientet e kuvendit.

 

Ministria e Brendshme sqaroi se u lënduan 102 persona, që morën ndihmë mjekësore dhe u ndaluar 8 prej protestuesve të dhunshëm.

 

Kur situata u qetësua disi ish-kryeministri Nikolla Gruevski doli në një konferencë për shtyp, ku bëri përgjegjëse LSDM për tensionet, për shkak të asaj që e cilësoi zgjedhje të paligjshme të kryetarit të kuvendit.

 

Dhuna dhe mosregimi ne kohe i policisë solli edhe dorëheqjen e Ministrit te Brendshëm nga radhët e BDI-se, Agim Nuhiu. Sipas tij, një pjese e strukturave drejtuese te policisë nuk kane kryer punën e tyre dhe jane ndikuar nga strukturat politike

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *