Babe e bir janë vendosur në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

 

Sipas policisë të ndaluarit janë një 21 vjeçar i cili kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe nga disa persona të tjerë, gjithashtu është arrestuar dhe babai i tij F.N. 52 vjeç, pasi kontrolli ne shtepi i zbuloi një fitil zjarrpërcjellës.

 

Ndërkohjë në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar dhe penalisht dhe dy persona që janë konfliktuar me 21 vjeçarin D.N..

 

Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *