Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë Edi Ramës dhe Partise Socialist mandatin e trete, një rekord me vete për historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

Forca e cila qeveris aktualisht vendin mori 74 mandate duke rikonfirmuar veten në raport me rezultatin e 2017.

Në zgjedhjet e atij viti PS mori 764 mijë vota në rang kombëtar ose 48.34% ndërsa këtë herë mori 4 mijë vota më shumë ose 48.68. Dy emrat me te rëndësishëm që mbeten jashtë parlamentit nga kjo force politike janë Pandeli majko dhe Ilir Beqaj të cilët ishin rënditur ne kufirin e obejktivi të kësaj partie në Tiranë dhe Shkodër, objektiv që nuk u arrit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike pati një rritje të konsiderueshme në raport me zgjedhjet e kaluara duke kapur 622 mijë vota, gati 170 mijë më shumë sesa viti 2017. E Përkthyer në mandate, kjo rritje ka prodhuar 12 dpeutete më shumë, pasi tani selia blu do të ketë 59 ulëse në kuvend. Mirëpo të gjitha këto shifra inkurajuese nuk mjaftuan që Partia Demokatike të marrë pushtetin, për fajin e vet por edhe të aleates së saj më të madhe LSI, force politike e cila u tkurr tej mase në këto zgjedhje duke marrë vetëm 4 mandate nga 19 në total që kishte në zgjedhjet e fundit.

Ndryshe nga LSI surpriza ishte PSD e Tom Doshit e cila duke shfrytëzuyar maksimalisht kodin elektoral dhe variantin proporcional rajonal mori 3 deputete vetëm 1 më pak sesa LSI ndonëse në raport me partine e Kryemadhit në rang kombëtar, PSD kishte 70 mijë vota më pak.

Një tjetër risi e procesit të 25 prillit ishte edhe vota preferenciale e cila la jashtë kuvendit disa emra të njohur sidomos në radhët e socialistëve.

Emrat të cilët ndryshuan renditjen e kandidatëve për deputetë janë tre, nga Partia Socialiste për qarkun e Tiranës janë Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Ata thyen herësin prej 10 mijë e një votash duke fituar mandatin e deputetit dhe duke ua hequr atë Ervin Bushatit, kryetarit të socialistëve të Tiranës dhe Fidel Yllit.

Nga Partia Demokratike, për qarkun e Elbasanit është Luçiano Boçi, që siguroi vendin e deputetit në parlamentin e ardhshëm duke lënë jashtë listës Eugen Isaj.

Lista paraprake prej 140 deputetësh e dalë nga parlamentaret e 25 Prillit do të pësojë një tjetër ndryshim. Kryesocialisti Edi Rama dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ende nuk janë deklaruar se në cilin mandat të deputetit do të mbajnë ne qarqe si Tirana, Fieri, Vlora dhe Durresi.

Përfundimi i procesit të numërimit të votës preferenciale rendit të parin si më shumë të votuarin nga socialistë, Taulant Ballën më 21 604 vota, ndërsa nga demokratët Lulzim Basha, më 16 186.

Për tu vlerësuar në këtë proces ishte pjesmarrja e cila shkoi në 46.32% thuajse e njëjte me atë të vitit 2017. Nëse nisur nga fakti që në Shqipëri jetonin 2.2 milionë prej zgjedhjesve, e prej tyre mbi 1.6 kanë votuar, kjo është një shifër vërtet inkurajuese.

Nisur nga e dhëna se 25 Prilli, prodhoi 83 mijë fleta të pavlefshme, një shifër shumë e lartë, Ilirjan Celibashi nuk e përjashton mundësinë që të kryhet një proces, në bashkëpunim me gjithë drejtuesit e partive politike, për të kuptuar nëse zgjedhësit kanë shprehur gabim vullnetin politik për shkak të fletës së votimit me numra apo ka qenë zgjedhje e qëllimshme.

Me përmbylljen e të gjitha të dhënave për votën preferenciale, KQZ do të hyjë në fazën më të rëndësishme atë të certifikimit të procesit zgjedhor, pasi të shqyrtohet çdo ankesë të depozituara deri më tani partitë politike. Do të duhet ende javë deri në shpalljen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pavarësisht se Basha dhe zëra të ndryshëm opozitar po denoncojnë problematika të ndryshme në zgjedhje për të justifikuar në një farë mënyrë edhe objektivat e tyre të tjerë politik brenda organizates politike, qeveria e re pritet të marrë jetë zyrtarisht në shtator, me shpresën se deri atëherë, Shqipëria nuk të prodhojë më kaos politik, që për hir të së vërtetes nuk i bën aspak mirë jetes social-ekonomike në vend./ Ervin Sina-Vizion Plus

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *