Europa mund te dominohet nga skuadrat angleze por ne ishull ligjin e bën Manchester City.

 

Pas Komuniti Shild, kupës se ligës dhe Premier League, qytetaret triumfuan edhe ne “Fa Cup”.

 

Ne finalen e Uemblit skuadra e Pep Guardioles shpartalloi me rezultatin e thelle 60 Watford duke arritur këtë sezon katër trofe.

 

Edhe pse ishte i pari kundërshtar qe mund te kalonte ne avantazh, ne minutën e 26 Citizens zhbllokuan shifrat me David Silva.

 

Pak minuta para përfundimit te pjesës se pare Sterling dyfishoi rezultatin.

 

Pas histori pjesa e dyte ku fillimisht De Brojne ne minutën e 61 thelloi rezultatin ndërsa 7 minuta me vone Gabriel Hezus shënoi golin e katërt.

 

Ne fundin e takimit përsëri Sterling ne harkun kohor te 6 minutave shënoi edhe dy gola te tjerë.

 

Manchester City behet skuadra e pare anglezet ne histori qe fiton katër trofetë kombëtare ne harkun kohor te nje sezoni.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *