Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje brenda Infektivit të një pacienteje e cila ndodhet në intubim për shkak të COVID-19.

Ajo shkruan se kjo nënë që lufton për jetën në Infektiv ka sot datëlindjen dhe në pamundësi për ta pasur pranë, fëmijët i kanë dërguar një tufë me lule në spital.

Përmes kësaj fotoje, ministja iu bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat kundër Covid.

“Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë! Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur! #VendoseMaskën #ShpëtoJetë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *