Gjatë videokonfererencës së ministrave, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se është rritur numri i testeve për të dyshuarit me COVID-19.

 

Ministrja tha se autoritetet tona po plotësojnë rekomandimet e OBSH për testimin e rasteve të dyshuara. Testimi masiv, thotë Manastirliu,  nuk përjashton riskun e qytetarëve

 

“Numri i testeve nuk është sipas dëshirës. Numri i testeve realizohet në bazë të rekomandimeve të OBSH dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ne testojmë me fokus ndërprerjen e zinxhirit të COVID-19. Eshtë e nevojshme të theksoj se kemi bërë testime aq sa nevoja ka pasur. Epidemiologet po bëjne një punë shumë të mirë në terren për identifikimin e vatrave në të gjithë vendin. Ndërsa testimi masiv nuk përjashton riskun për popullatën. ” tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se jemi në një javë ku kurba e të prekurve nga infeksioni po vijon të rritet, por sistemi ynë shëndetesor po e përballon deri tani këtë situatë.

 

“Jemi në javën e tretë dhe kurba do vijojë të ritet, masat që kemi marrë do të vlerësohen javën që vjen. Por qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancimit social që t’i mundësojmë sistemit shëndetësor të përballojë rastet”, tha Manastriliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *