Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se synimi për të mbërritur në 1 milionë vaksinime brenda qershorit po afrohet.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja bëri me dije se deri tani janë kryer 716,616 vaksinime kundër COVID.

 

“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit. 716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.”

 

Më tej, i ftoi qytetarët që të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *