Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza këtë të premte ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti “demon”, teksa solli në vëmendje edhe çështjen e 21 janarit.

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Maliqi deklaroi se disponon video të Ramës në  lokalin e Dashamir Pezës, duke paralajmëruar se nga sot do të fillojë lufta e vërtetë me kreun e qeverisë.

Maliqi tha se letrat e lojës tashmë janë hapur dhe se kryeministri duhet të marrë fund sa më shpejt.  

“Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesorë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë. Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço. Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota”, tha Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *