Është shtyrë seanca gjyqësore për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për shkak të mungesës së avokatit.

 

Gjatë seancës, gjyqtari Elis Dine tha se avokati Maks Haxhia nuk është i pranishëm për arsye humane. Mësohet se ky i fundit ka humbur babain e tij.

 

Seanca gjyqësore u mbajt në gjykatën e Elbasanit, pasi Tahiri, i cili po vuan dënimin me 3.4 vite në burgun e Lushnjes, kërkon njohjen e periudhës së paraburgimit.

 

Nësekjo kërkesë pranohet, Tahiri do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj.

 

Tahiri prej 8 muajsh po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnjë, pasi u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në një tjetër përballje me drejtësinë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vijon betejën për pafajësi në Gjykatën e Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *