Vendimi për të ndaluar importimin e makinave që kanë me shumë se dhjetë vjet përdorim do të sjellë menjëherë efekte. Ato do të prekin mjedisin në një  kohë të dytë, por me shpejt impakti i ndalimit do të ndihet në tregun e automjeteve.

 

Shitja e makinave të reja pritet të rritet, duke  sjellë një realitet i ri për bizneset në tregun e automjeteve.

 

Për të folur më shumë në lidhje me këtë vendim të qeverisë i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve është drejtori i shitjeve në kompaninë “Albanian Motor Company”, Erlind Bejkollari.

 

Në fjalën e tij Bejkollari ka theksuar se vendimi i qeverisë është lajmi më i mire, pasi ndalimi  i makinave të vjetra do të sjellë pastrimin e menjëhershëm të ajrit dhe një të ardhme të sigurtë për brezin e ri.

 

Më poshtë intervista e plotë e Bejkollarit, të dhënë për Vizion Plus;

 

Si e shikoni ju vendimin e qeverisë për të ndaluar nga sot importimin e makinave me të vjetra se 10 vjet?

Siç e thatë dhe ju në fillim ky është një ndër lajmet më të mira që është marrë për ndalimin e makinave shumë të vjetra. Ky është shumë e rëndësishme si fillim për ndotjen e ambjentit se siç mund ta dimë, pjesa më e madhë e makinave që ndosin më shumë ambjentin janë ato me mbi dhjetë vjet, janë ato që ndosin më së shumti ajrin në krahasim me çdo lloj industrie në vendin tonë. Ky vendim që është marrë është jashtëzakonisht i dobishëm pavarësisht se disa shtresa të shoqërisë nuk e kanë informacionin e nevojshëm për ta kuptuar por kjo ndikon menjëherë në pastrimin e ajsrit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sidomos në Tiranë, po të marrim një shembull makinat e reja Ford me motorin euro 6.2, pra është ndotja më minimale e mundshme, në krahasim me makinat e vjetra.

 

Edhe teknologjia edhe makinat e reja kanë një sistem që redukton ndotjen, sido që të jetë cilësia e naftës?

Sido që të jetë cilësia e naftës por të mos harrojmë, se cilësia e naftës ndikon në dëmtimin e pjesëve specifike të motorit të makinave të reja.

 

Ka pasur një pretendim të disa grupeve të cilët kanë thënë se mjafton të bëhen modifikime në pjesë të caktuara të makinës dhe menjëherë ndotja reduktohet.

Ajo pa diskutim që reduktohet, por sërish ndotja është në nivelet më të larta të mundshme.

 

Në Europë si funksionon ju keni eksperiencë, makinat e vjetra si trajtohen nga qeveritë përkatëse për të shmangur nivelin e ndotjes?

Së pari ka suporte nga qeveria, që ti shtyjnë klientët që të marrin makina të reja dhe makinat e vjetra janë ato që vijnë pikërisht tek ne. Po të shkonim te porti i Durrësit deri dje, pasi tashmë nuk merren, këtu vinin vetëm mbeturina makina të përplasura makina që nuk ecin dot me këmbët e veta, janë ato që qarkullojnë këtu, pra siguria zero. Përveç ndotjes është dhe siguria në qarkullim në nivelet më të ulshme të mundshme.

 

Çfarë impakti pritet të ketë në tregun e makinave, si në ato të vjetra, ashtu dhe tek ato të rejat?

Ky vendim do të ndikojë në rritjen e shitjes së makinave më të reja, nga viti 2009 e më pas, do të ndikojë pak dhe tek makinat me kilometrazh zero. Them pak në fillim sepse më pas edhe njerëzit do të ndërgjegjësohen dhe do të fillojnë të blejnë makina më të reja për shkak të ndotjes, të konsumit, sigurise dhe komoditetit që të ofrojnë makinat më të reja padiskutim.

 

Cilat janë tendencat e tregut dhe si pritet të orientohen ato?

Gjithmonë individi, u bë disa vjet që kërkon makina të përdorura por të reja për shkak të kostos pa diskutim, por shpresojmë që të ketë një stimulim për shitjen e makinave të reja siç mund të jetë, ulja e TVSH e cila do të ndikojë menjëherë në uljen e çmimit dhe në rritjen e shitjes së tyre.

 

Pra nuk mjafton vetëm një vendim i ndalimit të importit, por ju kërkoni edhe masa të tjera plotësuese nga ana tjetër e qeverisë?

Padyshim që po, po ti kthehemi statistikave të dhjetë viteve të fundit në Shqipëri po shiten 3000 deri në 3200 makina të reja që është numri më i ulët i mundshëm në rajon. Ne jemi shumë më pak sesa Maqedonia dhe Bosnja jemi në shifrat minimale të shitjes së makinave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *