Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë teksa po furnizonin mjetin e tyre në një karburant në juglindje.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Muharrem Orhani, së bashku me të birin, Dorianin kanë hyrë në pikën e karburantit për tu furnizuar me gaz, por shoferi ka ndezur një cigare.
Menjëherë makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa Muharrem Orhani dhe i biri kanë pësuar djegie të mëdha.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe mësohet se gjendja e tyre është kritike.
Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur kështu një ngjarje që mund të kishte pasur përmasa edhe më të rendea.
Kjo pasi në momentin e ngjarjes në pikën e karburantit kishte edhe punëtorë./vizionplus.tv





