Një tjetër sasi e madhe kanabisi prej 224 kilogram është sekuestruar mëngjesin e sw mwrkurws në Lushnje. Operacioni antidrogë i koduar “ZHAME” ka cuar nw pramga 56-vjeçarin Sami Ibaliu.
Gjatë operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 224 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë gjahu pa leje, 153 fishekë, 10 fishekë pistolete.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *