Subscribe

Lumi i Tiranës është kthyer ne nje vend grumbullimi mbetjesh duke kërcënuar shëndetin e banoreve qe jetojnë ne dy anet e tij. Bidona, qese, rroba, ujera te zeza, era e keqe jane pjese e panoramës qe te shfaqet para syve.

 

Me ndarjen e re territoriale, gjysma e lumit menaxhohet nga bashkia e Tiranës, ndërsa pjesën tjetër bashkia e Kamzës. Kjo nuk e ka zgjidhur problematiken e ndotjes.

 

Ne gjatësinë e lumit qe menaxhohet nga bashkia e Tiranës, jane bere disa investime per te parandaluar përmbytjet, por qe problematika me e madhe qëndron te mbetjet.

 

Ne pjesën e lumit qe menaxhohet nga bashkia e Kamzës, situata është me e renduar. Plehrat hidhen ne lume ne ditën me diell, fëmijët futen ne lume dhe rrezikojnë te preken nga sëmundje infektive.

 

Drejtori i medias ne bashkinë e Kamzës, Artan Dervishi fajëson qeverinë qendrore, e cila nga njëra ane pranon projektet e bashkisë se Tiranës dhe refuzon ato te Kamzës.

 

Ledjana Karalliu, specialiste e sektorit te mbetjeve ne Ministrinë e Mjedisit, sqaron se menaxhimi u takon vete bashkive.

 

Ministria e Mjedisit prej muajsh ka nisur aplikimin e gjobave per çdo bashki qe nuk pastron lumin nga mbetjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *