Pas Edi Ramës, edhe lideri I opozitës Lulzim Basha reagoi në lidhje me apelin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike ne Shqiperi dhe uljen e partive politike ne dialog, qoftë edhe duke shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit.

Basha I shpreh mirënjohje Gjermanisë për vëmendjen e treguar sipas tij, në lidhje me problemet e mëdha që shqetësojnë sot Shqipërinë.

Kreu i PD shpreh gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndërshme dhe mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë.

Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *