Dueli për zonën Champions, Totenham-Mançester United në Premier League prodhoi një barazim 2 me 2, që i shërbeu shumë djajve të kuq.

 

Ata mbajtën distancën 6 pikë nga spursat e vendit të pestë dhe jo vetëm kaq, por kanë dy ndeshje për të rikuperuar, që nëse shfrytëzohen si duhen mund ta blindojnë kualifikimin e skuadrës se teknikut Ten Hag për në Champions League.

 

Në Londër, miqtë e mbyllën pjesën e parë me avantazh të dyfishte falë golave të Sancoz dhe Rashford, por nuk mbajtën dot fitoren duke pasuar dy gola në pjesën e dytë, Porro dhe Hjun Min barazuan për Tottenham, por presingu final I tyre nuk prodhoi golin e përmbysjes që do ta kishte mbajtur në lojë Tottenhamin në garën për zonën Champions.

 

Objektiv që u përforcua ndërkohë nga Njukasell, pasi qymyrxhinjtë fituan 4 me 1 në transfertë kundër Everton.

 

Dygolëshi i Uillson dhe golat e tjerë të Joelinton dhe Mërfit e bënë të pavlefshëm golin e MkNill. Tanimë Njukasell është në vendin e tretë me 62 pikë, duke iu afruar edhe më shumë ëndrrës Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *