Subscribe

Në senacën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi se mazhoranca nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme të demokratëve.

 

Me ironi, Balla iu drejtua deputetëve të opozitës që t’i gëzojnë dhe t’i kenë për vite me radhë problemet që kanë aktualisht.

 

“Gjatë këtyre gjashtë muaj e gjysmë punë, të kemi mundësinë të kalojmë vendime të duhura në dobi të qytetarëve.  Qoftë larg që të hyjmë në punët tuaja të brendshme. I gëzofshi, i paçi për vite me radhë se ne ua thamë se këtu do përfundoni. Noka më etiketioi që po marr në mbrojtje, apo po bëhem zëdhënës i grupit të PD. E gëzofshi çfarë ju ka gjet. Ne thjesht duam të punojmë për çështje të rëndësishme”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *