Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson u shpreh sot gjatë një vizite në Lindjen e Mesme se qeveria e tij ishte pro një zgjidhjeje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

 

Kjo vizitë vjen pasi ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shpërndau pasiguri mbi përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje të këtij konflikti prej disa dekadash.

 

“Politika e qeverisë sonë është absolutisht e pandryshuar”, deklaroi Johnson për median në Ramallah pas takimit me ministrin palestinez të Punëve të Jashtme, Riyad al-Malki.

 

”Ne mbetemi të angazhuar për një zgjidhje me dy shtete, me këtë vizion për zgjidhjen e këtij konflikti. E mendoj vërtetë se kjo është e mundur”, u shpreh ai.

 

Kreu i diplomacisë u shpreh se kishte besim që administrata e re në Uashington do të paraqiste një “mundësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *