Subscribe

Janë realizuar 350 shfaqje në këtë teatër vetëm sezonin e shkuar. Jo të gjitha pjesë e kalendarit të tij, por të gjitha në një teatër të vetëm. Eksperimental apo jo, ky institucion ka hapur dyert çdo ditë jave. Pasi vetëm fundjavat nuk mjaftonin. Ata që qëndrojnë prapa skene janë 11, njëlloj si edhe këtë sezon ku priten 31 premiera, shfaqje të reja, për fëmijë adoleshentë dhe të rritur.

 

Kanë zgjedhur gjelin si simbol të këtij sezoni, për t’u zgjuar jo vetëm vetë, por edhe për të zgjuar të tjetër. Sipas Londos teatri shqiptar është në krizë.

 

“Teatri Kombëtar Shqiptar është i çakorduar, nuk është ne funksionin, misionin dhe rentabilitetin e vet. Të zgjohen teatrot, të zgjohet Ministria e Kulturës që jep lekët, se këta aktorë të rinj meritojnë më shumë. Me fondet e 3 projekteve ne bëjmë 15. Me kaq lek do bëhen këtë vit 31 shfaqje.”

 

Sezoni i ri ka nisur fundjavën e shkuar me shfaqjen për fëmijë “Princesha e gjelbër”, ndërsa është drejt përgatitjeve të fundit një vepër klasike si “Shumë zhurmë për asgjë” nga Shekspiri. Stafi premton se “zhurma nuk do të jetë për asgjë” dhe se laboratori teatral eksperimental sapo ka nisur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *