Rrugëtimit të spektaklit të rekordeve televizive “Albania’s Got Talent”, i cili i mbajti të gozhduar përballë ekranit të televizionit Kombëtar Vizion Plus prej 11 nëntorit të vitit që sapo lamë pas ka i ka ardhur fundi.
Për plot 12 javë spektakël, talente emocione dhe lot gëzimi “Albania’s Got Talent” u kthye në spektaklin e familjeve shqiptare, ku siç e cilësoi artisti Agron Llakaj pak ditë më parë “show i familjes”.
Katër yjet e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe ylli i pestë Isli Islami mbrëmjen e sotme do të shijojnë plotësisht spektaklin, pasi më të mirin e më të mirëve këtë mbrëmje do të ketë fatin ta zgjedhin qytetarët shqiptarë, ata që kanë krijuar tashmë tifogrupet e tyre brenda familjes e kudo për 11 finalistët.
Pritet një natë hollivudiane sa i përket performancës dhe spektaklit, një mbrëmje e denjë për një finale të madhe, një natë yjesh siç e kanë cilësuar sytë e atyre që janë gjykuesi më i mirë, qëtetarët shqiptarë.
Njëmbëdhjetë konkurrentë, dhe vetëm njëri prej tyre do të mund të fitojë çmimin e madh.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme pritet, ku nuk do të mungojnë surprizat, ethet e garës, por dhe emocionet e bukura.
Nëse mendoni se deri tani keni parë talentet e vërteta, “Albania’s Got Talent” do të sjellë një finale jashtë çdo pritshmërie.
Shfaqja me flluska sapuni nga italiani Stefano Maurielo, akrobatet e “The madness leader”, grupi “The beat killers” apo Leandra Plaku me lëvizjet e saj si një profesioniste e vërtetë, zërat magjik të Tristan Çelës, Dejzi Zylajt dhe Klejvi Kapetës dhe Cory Cramer, pianisti i vogël Hermes Balili, artistja Arjeta Dhima me kukullat e saj, si dhe performanca në rërë e Fatmir Murrës do t’ju mbajnë të “gozhduar” në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
“Albania’s Got Talent” nën moderimin e Isli Islamit është kthyer tashmë prej javësh në spektaklin e të gjithë familjes. Ndaj për të mësuar se kush do të rrëmbejë çmimin e madh mos e humbisni natën finale sonte në mbrëmje në orën 21.00./vizionplus.tv