Shqipëria shënoi sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kryeministri Edi Rama ndodhej në Luksemburg, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë.
Lexo edhe :
Related Posts
Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia e kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.
Takimi nisi në orën 08:00 dhe u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.
Më pas, Rama, ministri hungarez dhe Komisioneri për Zgjerimin mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Ministri i Jashtëm hungarez theksoi se arritejt e Shqipërisë janë të dukshme në shumë fusha dhe deri në fund të vitit është gati për hapjen e një grup kapitulli tjetër.
Ndërsa shefi i qeverisë, Edi Rama, tha se pavarësisht vështirësive që vendi ynë ka hasur në rrugën drejt integrimit, do të vijojë i sigurt pavarësisht pengesave derisa të bëhet anëtare e familjes së madhe evropiane.
Rama tha se së bashku me Komisionin Evropian është hartuar një udhërrëfyes ambcioz ku po mbështete Shqipëria në mënyrë që integrimi të përmbyllet brenda kësaj dekade.
Të gjitha zhvillimet LIVE
11:11 – Rama nuk ndal batutat dhe as kritikat: Pas çiftëzimeve me detyrim, Shqipëria po martohet me atë që do, Bullgaria gaboi me RMV
Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur batutat as në Luksemburg, ku deklaroi se Shqipëria pas shumë çiftëzimeve të detyruara më në fund po martohet me atë që do, Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria është “martuar” me Kinën apo ish-Bashkimin Sovjetik, por në fund e gjeti rrugën e duhur.
“Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim shumë herë, na bënë bashkë me osmanët, italianët, jugosllavët, na detyruan të bëheshim çift me Stalinin, ish-Bashkimin Sovjetik, Mao Ce Dun në Kinë, pra të gjitha këto çiftime kuptuam që nuk duam të bëheshim çift me detyrim. Donim të gjenim lumturinë tonë me të vetmin çift që është Shqipëria dhe BE,”. tha ai.
Rama theksoi se në këtë rrugëtim të ndarë me Maqedoninë e Veriut janë përballur me shumë sfida, por teksa rrugët shkëputen, kryeminstri shprehu keqardhje.
“Na vjen keq që vëllezërit tanë të RMV ende nuk janë në këtë pjesë të procesit edhe pse janë mes të parëve që e kanë nisur këtë proces”, theksoi ai.
Megjithatë, Rama theksoi se mban të njëjtin qëndrim ndaj Bullgarisë, e cila sipas tij nuk duhet të lejojë që historia të ndikojë këtë proces të Maqedonisë së Veriut, e cila në emër të kësaj ecurie ndryshoi edhe emrin.
11:05 – “Çfarë nuk të vret të bën më të fortë”, Rama: Të sigurt drejt BE-së! Kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal dot kush
“Çfarë nuk të vret të bën më të fortë!”
Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama nga Luksemburgu ditën e sotme, një ditë historike për vendin tonë në procesin e inegrimit pasi Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë me Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë duke u ndalur te vështirësitë që ka pasur vendi ynë gjatë rrugës drejt BE-së tha se pavarësisht kësaj, Shqipëria do të vijojë e sigurt dhe e vendosur drejt qëllimit të saj, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Edi Rama: Tre herë u poshtëruam, por ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Ne dolëm më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu. E dimë që rruga përpara është e gjatë dhe nuk kemi izulione, dhe e dimë që zakonet e vjetra nuk ikin kollaj. Rruga mund të shndërrohet sërish në rrugë me pengesa por për ne nuk ka rrugë tjetër, të ardhme tjetër. Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush.
10:59 – “BE ka akorduar fond prej 6 miliardë euro”, Varhelyi: Përfitojnë vendet negociatore, hapat që ndiqen
Komisioneri i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi theksoi se BE ka akorduar një fond prej 6 miliardë euro për të gjitha vendet negociues për t’u bërë pjesë e aleancës.
Ai theksoi se vendet në këtë proces do duhet të ndjekin një program të mirëhartuar që përcakton se si paratë e marra do të shpenzohen në mënyrë efektive drejt këtij qëllimi.
“Plani i rritjes u miratua këtë vit dhe ka dy pika. Së pari, ofron investime shtesë, në të gjitha fushat ku duhen investime të konsiderueshme për të zbatuar reformat e kërkuara për t’u bërë anëtare e BE. Janë 6 miliardë euro fonde për këtë plan, por që të funksionojë duhet që vendet kandidate të marrin, pra një agjendë reformash nga të gjitha vendet, që tregon planin se çfarë do të bëjnë. Në thelb, deri në fund të 2027, ky është një program që do të reralizojë të njëjtin efekt si një program në një cikël normal, por gjysma e një kuadri shumë-vjetor financiar, flasim për tre vite e gjysmë”, theksoi ai.
Po ashtu, komisioneri i BE theksoi se fondet pritet të shpërndahen gjatë këtij muaji.
Nga ana tjetër, Rama theksoi se ana financiare nuk është përfitimi i vetëm apo më i rëndësishëm që Shqipëria kërkon nga BE.
10:57 – “Nëse më duhet të emërtoj hipokrizinë, zgjerimi do të ishte një prej tyre”, ministri hungarez: Kolegët flasin ndryshe para audiencës e ndryshe mes tyre
Péter Szijjártó, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE së bashku me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe kreun e qeverisë Edi Rama, ditën e sotme kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediet në Luksemburg. Ministri iJashtëm hungarez tha se shumica e vendeve anëtare që përmendin unanimitetin si pengesë vetëm justifikohen. Ai gjihashtu tha sa i përket zgjerimit të Unionit, hipokrizia ëhstë në krye, pasi shumë vende anëtare tjetër thonë para kamerave dhe tjetër kur janë mes tyre.
Szijjártó: Vendet anëtare të cilat e përmendin unanimitetin si pengesë të zgjerimit po kërkojnë justifikime. Nëse do të më duhet të emërtoj hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE atëherë zgjerimi do të ishte një prej tyre. Tjetër flasin kolegët e mi para audiencës dhe tjetër mes tyre. Ne po përpiqemi që ata që thonë diçka ndryshe pas dere të thonë të njëjtën gjë në fund të ditës.
Ndërsa Komisioneri Varhelyi tha se është e rëndësishme që zgjerimi dhe reformat e brendshme të ecin në mënyrë paralele, pasi në të kundër mund të sjellin një ndërlikim të procesit të zgjerimit.
Varhelyi: Ne e shohim zgjerimin dhe reformat e brendshme si diskutime paralele dhe e mira është që t’i ruajmë kështu, paralele. Kemi një mundësi unike para nesh dhe kjo është arsyeja pse kam këmbëngulur kaq shumë për praninë e anëtarëve të rinj në fund të mandatit.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó gjithashtu tha se Shqipëria është gati për hapjen e një grup kapitulli tjetër deri në fudn të vitit.
Szijjártó: Kur bëhet fjalë për agjendën e çështjes së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor kemi disa pika. Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrën e duhur, atëherë një tjetër grup kapitull duhet të hapet në fund të vitit dhe praktikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që detyrat të bëhen dhe të jemi gati të ulemi sërish.
Besoj që dhe Serbia është e aftë të hap grup kapitullin e radhës. Po të udhëtosh në Beograd e kupton menjëherë, do të sugjeroja që të udhëtonin dy herë brenda një jave në Beograd dhe të kuptoni. Do të ishte e këshillueshme të kishim një konference ndërqeveritare për të dëshmuar grup kapitullimin e Serbisë. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe vendet e tjera si Bosnje apo Maqedonia, po nuk varet vetëm prej nesh, por varet prej të katërtëve.
10:49- “Kemi një plan ambicioz”, Rama: Synimi ynë të përmbyllim procesin e integrimit brenda dekadës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Luksemburg, bëri me dije se Shqipëria ka një plan në të cilin po mbështetet për të qenë pjesë e BE-së brenda vitit 2030.
I pyetur se çfarë hapash do të ndërmerren për të përfunduar këtë proces para 2030, shefi i qeverisë tha se është hartuar një udhërrëfyes së bashku me Komisionin në mënyrë që procesi i integrimit të përmbyllet brenda kësaj dekade.
Rama: Është synimi ynë ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit Evropian si shtet anëtar. Kjo është shumë ambicioze dhe do të kërkojë një volum të jashtëzakonshëm pune. Kemi punuar shumë pranë me Komisionin dhe kemi hartuar së bashku një udhërrëfyes mjaft ambicioz. Kemi një plan dhe po kështu mbështetemi te miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar ta arrijmë këtë gjë.
Kur them të na ndihmojnë, kjo është në dy kahe edhe politikisht dhe teknikisht ku kemi nevojë për dije, për mbështetjen e trurit. Jam shumë besimplotë që për sa na takon ne do të përmbushin të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Çfarë është e rëndësishme për ne është ta bëjmë Shqipërinë si një vend anëtar, në mënyrën se si funksionin dhe në mënyrën se si i bën gjërat. Nuk duam që Shqipëria të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel. Duam që BE të jetë në Shqipëri.
10:45 – Marrëveshja për emigrantët, Rama nga Luksemburgu: Shteteve tjera iu thamë jo, përse zgjodhëm Italinë
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së hapjes së grup-kapitujve të parë për anëtarësim në BE, i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.
Rama theksoi se ndonëse Italia nuk është vendi i parë që kërkon këtë marrëveshje, por është e para që ka marrë përgjigje pozitive nga Shqipëria.
Ai theksoi se Italia ishte zgjedhja e tij për shkak të marrëdhënieve të ndërtuara ndër vite mes dy vendeve, si dhe për shkak të ndihmës së vazhdueshme që shteti italian i ka dhënë Shqipërisë.
“Po, jemi pyetur nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Së dyti, gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia me Italinë është e veccantë, na shkon pas mijëra vjet dhe po kështu shkon pas në kohë me një volum domethënëse e veprimi për më shumë se 30 vite të fundit që prej dolëm nga gropa e ferrit të regjimit më mizor komunist në Europë, ku u larguan me qindra mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne dhe erdhi të na shpëtonte nga katastrofa e mundshme financiar pas kemave piramidale e duke ardhur te ditët e tërmetit që Varhelyei përmendi me të drejtë si fillesë e rindërtimi të kësaj marrëdhënie”, tha ai.
Po ashtu, Rama theksoi se kur futesh në një familje si BE, nuk do të thotë se në “menu” mund të marrësh vetëm embëlsira, por edhe të tilla sfida.
“Kur hyn në një familje të madhe, nuk duhet të zgjedhësh gjithmonë ëmbëlsirat apo gjërat e shijshme, por edhe gjërat e tjera që s’janë të shijshme dhe që duhet ta bësh. Kjo është veçoria e kësaj familjeje, të qenit besnik deri në fund. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”.
Në udhëtimin e parë të anijes italiane drejt Shqipërisë ndodhen 16 emigrantë, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme në Romë.
Bëhet fjalë për dhjetë egjiptianë dhe gjashtë burra me origjinë nga Bangladeshi, të cilët u nisën në anije nga Sambrata dhe Zuara, Libi. Anija e marinës italiane pritet të mbërrijë nesër në Shqipëri.
10:36 –Çelja e grup-kapitujve, Varhelyi: Takimi me Ramën, korrupsioni dhe krim i organizuar ishin elementët kyç të këtij rrugëtimi
Komisioneri i BE, Oliver Varhelyi, mbajti fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama dhe Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, lidhur me çeljen e grup-kapitujve të parë të anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën euro-atlantike.
Komisioneri i BE, Oliver Varhelyi deklaroi në fjalën e tij se Shqipëria sot po kremton një moment mjaft të rëndësishëm.
“Mendoj që po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot, ndonëse zhargoni i procesit duket shuëm teknik që hapëm grup-kapitullin e parë të negociatave, por kjo nënkupton që tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore, që nënkuptom që do negociojmë kushtet që Shqipëria do të jetë anëtare e BE, kjo është ajo që po ndodh sot”, tha ai.
Ai përshkroi rrugën e ndjekur nga Shqipëria drejt këtij momenti historik, ndërsa theksoi se zgjerimi i BE ishte një sfidë më vete.
“Kemi bërë një rrugë të gjatë përpara, më kujtohet shumë mirë dita e parë në detyrë, kur më duhej të telefonoja kryeministrin Rama në mëngjes herët sepse ishin përballur me nëj tërmet shkatërrues dhe menjëherë ndëryhmë për të ndihmuar dhe mendoj se kjo formësoi edhe pjesën tjetër të mandatit, por solli edhe një qajse të re se ajo që trashëgova nga komisioni ishte më shumë një skenë si një makinë e përplasur se një portfol. Kishim 3 përpjekje të dështuara për të arritur marrëveshjen për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë dhe RMV, kjo ishte pika nga më duhej ta filloja. Në thelb, u desh që politika e zgjerimit të ngrihej së pari në këmbë dhe pastaj të merreshin me integrimin e mirëfillitë, të dinim si do të arrinim ekonomi të ngjashme, shoqëri të ngjashme, në BP, edhe para se të ndodhte integrimi”, theksoi ai duke shtuar se për këtë duhej hartuar edhe një metodologji e re që po përshpejton edhe zgjerimin.
Lidhur me ecurinë e Shqipërisë, Varhelyi ndau edhe takimin e tij me kryeminsitrin Rama, duke theksuar se ky i fundit kishte shumë dilema apo pasiguri lidhur me këtë proces apo qasjen e BE për zgjerim.
Ai theksoi se Shqipëria ka punuar sa i përket sfidës ndaj korrupsionit apo krimit të organizuar, të cilat sipas tij, ishin edhe elementët kyç në këtë rrugëtim.
“Shqipëria ndërmori një qasje të re, kur vjen fjala për t’i bërë gjërrat dhe kjo qasje e rë nënkupton se të mos druhet të bëjë gjithçka është e nevojshme edhe në terren. Kishim në 2021 shqetësime sa i takon krimit të organizuar, korrupsionit, sistemit gjyqësor dhe ne vërtetë u futëm shumë thellë më kryeminsitrin dhe ai është angazhuar e ka realizur këto duke ndërmarrë veprime bashkë me shtetet anëtare dhe duke ndërtuar besimin copë pas cope, tullë pas tulle dhe mendoj se ishte element thelbësor në suksesin që vendi ka akumuluar aktualisht”, shtoi ai.
10:26 – “Do të luftojmë korrupsionin në çdo nivel”, Rama: Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë përveçse BE-së
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, pasi Shqipëria shënon një hap historik në procesin e integrimit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët për mediet me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të re të anëtarësimit. Ai premtoi se Shqipëria do të vijojë të forcojë arritjet në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.
Edi Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë të anëtarësimit. Mbetet e palëkundur në vendomërinë e saj për të pëmbushur të gjitha kushtet. Do të forcojmë arrijet e bëra në fushën e drejtësisë, duke nxitur një sistem më transparet dhe më llogaridhënës. Po shohim hetime të proflit të lartë dhe figura politke që akuzohen apo dënohen nga një Gjykatë e pavarur pavarësisht lidhjeve të tyre me partinë në pushtet apo të tjerë. Do ta bëjmë këtë duke luftuar korrupsionin në çdo nivel. Institucionet tona të reja të drejtësisë, të linduara nga reforma në drejtësi, po shënojnë përparime domethënënse.
Ky progres vetëm sa do të thellohet më tej. Do ta bëjmë këtë duke ruajtur të drejtat e njeriut në një shoqëri gjithëpërfshirëse. Do të forcojmë administartën politke në funksion të qytetarëve tanë. Falenderoj kryeministrin Orban dhe qeverinë e tij që na ka në treguar që në ditën e parë vullnetin për të ndihmuar për përcjelljen e dijeve që Hungaria ka përfiuar gjatë procesit të vet të anëtarësimit në BE. Shreh bindjen se çdo sukses që Shqipëra arrin në procesin e integrimit në BE duhet të shihet si një hap para për gjithë rajonin. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Vendet tona mund të kenë mjaft dallime, por një gjë është e njëjtë kudo, dëshira për të qenë pjesë e këtij bashkimi që është projekti më i suksesshëm i paqes. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme, nuk ka rrugë tjetër, përveçse rrugës së BE-së.
10:24– Rama në Luksemburg: Ditë historike për Shqipërinë, nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin
Shqipëria shënon një hap historik në procesin e integrimit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kryeministri Rama ndodhet në Luksemburg, ku në një konferencë u shpreh se Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin.
Rama: Jam vërtet i lumtur që ndodhem këtu! Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, por edhe për Bashkimin Evropian. Në këto kohëra sfiduese, një mori krizash na janë qasur me nevojën për t’u bërë më pranë dhe për të qëndruar të gjithë së bashku. Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot, kjo ishte me ndihmën e Putinit, që qartësoi se keni nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian.
Hapja e negociatave shënon një gur themeli historik drejt ribashkimit. Për fat të keqë është e vërtetë BE u tregua e padrejtë ndaj nesh, ku hodhi poshtë vendimiet e komisionit të vetë, të mbeshtetura në fakte. Ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për lirinë. Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin. Zgjedhja e një alternative tjetër ndaj antarësimit në BE do të ishte të hiqnim dorë nga jetesa.
10:12 – “Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt”, ministri i Jashtëm hungarez: Bashkimi Evropian ka nevojë për freski
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, pasi Shqipëria shënon një hap historik në procesin e integrimit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi dhe kryeministir Edi Rama mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat. I pari që e mori fjalën ishte minsitri i Jashtëm hungarez, i cili tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në krye të agjendës.
Szijjártó: Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një ore e gjysmë kanë qenë historike duke pasur parasysh faktin se kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë. Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur për të siguruar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Çëshjtja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ka qenë në krye të rendit të ditës. BE po humbet konkurrueshmëri, po humbet peshën e tij kur vjen fjala për politikën globale dhe ekonominë botërore. BE ka nevojë për freski, energji të re. Duke qenë fqinj me rajonin e BP e dimë që kjo freski, kjo energji e re për të cilën kemi nevojë do të vijë nga hapësira e Ballakanit Perëndimor. Duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politkës së zgjerimit. Kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë kohëve të fundit duke pasur parasysh faktin se koha mesatare e pritjes ka kaluar tashmë 15 vjet. Kjo është e papërshtatshme. Na duhet të përshpetojmë procedurën e zgjerimit tani.
Ministri i Jashtëm hungarez tha se shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë një proces mbështetur në merita. Sipas tij, Shqipëria ka këto merita pasi arritjet gjatë viteve të fundit janë të dukshme.
Szijjártó: Nëse do të shihnim arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit është e dukshme se meritat janë. Investuesit hungarezë luajnë rol të rëndësishëm për modernizminin e ekonomisë shqiptare. Nga ana tjetër, kur vjen fjala për fusha të tjera është e qartë se Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushet që ka vendosur BE që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave, është nder dhe privilegj i madh për ne që nisja e negociatave të vërteta me Shqipërinë nisën gjatë presidencës hungareze.
09:34– Çelja e grup-kapitullit të parë, Varhelyi: Moment historik për Shqipërinë, përmbushi reformat e kërkuara nga BE
Komisioneri Europian, Oliver Varhelyi ka ndarë foto krah kryeministrin, Edi Rama, teksa pritet hapja e grup-kapitullit të parë për anëtarësim në BE të Shqipërisë.
Varhelyi shkruan krah fotos se Shqipëria ka përmbushur reformat e kërkuar dhe tanimë është gati për hapin e radhës, duke e konsideruar këtë si një moment historik.
#Albania just achieved a major milestone in its EU integration process.
On today’s #IGC we commend the determination & committed work of Albania. As Albania delivered on the required reforms, we are able to open the 1st Cluster -Fundamentals allowing to proceed w/ other Clusters. pic.twitter.com/vLCKOF6v64— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 15, 2024
“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në IGC në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan ai.
Këtë të martë, 15 tetor, në Luksemburg, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila shënon një moment historik për Shqipërinë, pasi do të hapen negociatat për grup kapitullin e parë.
Ai është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Grup kapitulli i parë, quhet ndryshe si ‘bazat’.
09:03- Negociatat, ministri Hasani ndan foto krah Ramës në Luksemburg: Një hap më afër shtëpisë
Ministri për Eurpën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka ndarë foto nga Luksemburgu i shoqëruar me kryeministrin, Edi Rama dhe delegacionin shqiptar.
Ai shkruan se Shqipëria është një hap më afër shtëpisë, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
One Step Closer to Home: 🇪🇺
Albania opens the first cluster of EU accession negotiations. pic.twitter.com/iLox2WgB5m
— Igli Hasani (@IgliHasani) October 15, 2024
Po ashtu, në Luksemburg janë edhe Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion i përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë
08:52– “Prioritet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, ministri i Jashtëm hungarez: Kryeministri dhe Shqipëria kanë bërë punë të mrekullueshme
Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg nga ku deklaroi se vendi ynë do të jetë gati për në BE brenda vitit 2030.
Takimi i sotëm do të drejtohet nga kreu i qeverisë Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.
Ministri hungarez në një dalje për mediat para nisjes së takimit theksoi se krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria dhe kabineti shqiptar në rrugën drejt integrimit.
“Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtet të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.
08:30– Rama në Luksemburg: Shqipëria do të të integrohet në BE brenda vitit 2030
Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ndodhet në Luksemburg, pasi Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë. Në një prononcim për mediat, Rama tha Shqipëria se do të të integrohet në BE brenda vitit 2030
Rama: Jemi shumë të përkushtuar ndaj BE që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës. Ne nuk këmi hequr kurrë dorë sepse për ne BE është shumë e rëndësishëm. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Do bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa ne brenda Bashkimit Europian. Janë detyra shtëpie për t’u bërë, një mal për t’u ngjitur dhe ne tani jemi në maja e sipër me një vullnet të plotë. Shqipëria në BE do të jetë brenda vitit 20230! Ne do t’a bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 20230.
08:13– Shqipëria hap sot negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë me BE
Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, së bashku me Ministripër Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shteti dhKryenegociatore Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbër nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grup kapitullit të parë.
Zhvillimi i Konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri – BE do të shërbejë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Grupkapitullin e parë.
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithë përfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia e kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.
Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE u dorëzua më 24 prill 2009. Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit, në varësi të përfundimit të masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së procedurës parlamentare./vizionplus.tv









