Péter Szijjártó, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE së bashku me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe kreun e qeverisë Edi Rama, ditën e sotme kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediet në Luksemburg. Ministri iJashtëm hungarez tha se shumica e vendeve anëtare që përmendin unanimitetin si pengesë vetëm justifikohen. Ai gjihashtu tha sa i përket zgjerimit të Unionit, hipokrizia ëhstë në krye, pasi shumë vende anëtare tjetër thonë para kamerave dhe tjetër kur janë mes tyre.
Szijjártó: Vendet anëtare të cilat e përmendin unanimitetin si pengesë të zgjerimit po kërkojnë justifikime. Nëse do të më duhet të emërtoj hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE atëherë zgjerimi do të ishte një prej tyre. Tjetër flasin kolegët e mi para audiencës dhe tjetër mes tyre. Ne po përpiqemi që ata që thonë diçka ndryshe pas dere të thonë të njëjtën gjë në fund të ditës.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërsa Komisioneri Varhelyi tha se është e rëndësishme që zgjerimi dhe reformat e brendshme të ecin në mënyrë paralele, pasi në të kundër mund të sjellin një ndërlikim të procesit të zgjerimit.
Varhelyi: Ne e shohim zgjerimin dhe reformat e brendshme si diskutime paralele dhe e mira është që t’i ruajmë kështu, paralele. Kemi një mundësi unike para nesh dhe kjo është arsyeja pse kam këmbëngulur kaq shumë për praninë e anëtarëve të rinj në fund të mandatit.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó gjithashtu tha se Shqipëria është gati për hapjen e një grup kapitulli tjetër deri në fudn të vitit.
Szijjártó: Kur bëhet fjalë për agjendën e çështjes së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor kemi disa pika. Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrën e duhur, atëherë një tjetër grup kapitull duhet të hapet në fund të vitit dhe praktikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që detyrat të bëhen dhe të jemi gati të ulemi sërish.
Besoj që dhe Serbia është e aftë të hap grup kapitullin e radhës. Po të udhëtosh në Beograd e kupton menjëherë, do të sugjeroja që të udhëtonin dy herë brenda një jave në Beograd dhe të kuptoni. Do të ishte e këshillueshme të kishim një konference ndërqeveritare për të dëshmuar grup kapitullimin e Serbisë. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe vendet e tjera si Bosnje apo Maqedonia, po nuk varet vetëm prej nesh, por varet prej të katërtëve.
/vizionplus.tv







