Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Luksemburg, bëri me dije se Shqipëria ka një plan në të cilin po mbështetet për të qenë pjesë e BE-së brenda vitit 2030.
I pyetur se çfarë hapash do të ndërmerren për të përfunduar këtë proces para 2030, shefi i qeverisë tha se është hartuar një udhërrëfyes së bashku me Komisionin në mënyrë që procesi i integrimit të përmbyllet brenda kësaj dekade.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Është synimi ynë ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit Evropian si shtet anëtar. Kjo është shumë ambicioze dhe do të kërkojë një volum të jashtëzakonshëm pune. Kemi punuar shumë pranë me Komisionin dhe kemi hartuar së bashku një udhërrëfyes mjaft ambicioz. Kemi një plan dhe po kështu mbështetemi te miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar ta arrijmë këtë gjë.
Kur them të na ndihmojnë, kjo është në dy kahe edhe politikisht dhe teknikisht ku kemi nevojë për dije, për mbështetjen e trurit. Jam shumë besimplotë që për sa na takon ne do të përmbushin të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Çfarë është e rëndësishme për ne është ta bëjmë Shqipërinë si një vend anëtar, në mënyrën se si funksionin dhe në mënyrën se si i bën gjërat. Nuk duam që Shqipëria të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel. Duam që BE të jetë në Shqipëri./vizionplus.tv







