E mërkurë, 21 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lista e fituesve/ Grammy 2026, rekorde historike dhe surpriza në natën e madhe të muzikës

Me shkëlqim, rekorde historike dhe momente të papritura, Grammy Awards 2026 konfirmuan edhe një herë statusin e tyre si institucioni më i rëndësishëm i industrisë globale të muzikës. Ceremonia e këtij viti ofroi gjithçka: nga rekordi historik i “Kendrick Lamar”, hapja elektrizuese me “Bruno Mars dhe Rosé”, deri te fitorja surprizë e “Steven Spielberg”, duke dhuruar çaste që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

“Kendrick Lamar” shkroi histori gjatë ceremonisë që u mbajt të dielën, më 1 shkurt, në Crypto.com Arena në Los Anxhelos.  Ai fitoi çmimin Albumi më i Mirë Rap për *GNX*, duke u bërë artisti më i vlerësuar në historinë e hip-hop-it në Grammy, me gjithsej 26 çmime, duke lënë pas Jay-Z.

Reklamë

Një tjetër moment i veçantë ishte fitorja e parë në Grammy për regjisorin legjendar Steven Spielberg. Ai u shpërblye me çmimin Muzika më e Mirë për Music for John Williams, të cilin e prodhoi vetë. Me këtë çmim, 79-vjeçari hyn zyrtarisht në klubin prestigjioz EGOT, duke pasur tashmë Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Interes të madh ngjalli edhe kategoria Albumi i Vitit, ku debutues si Leon Thomas, Clipse dhe Tyler, the Creator u përballën me emra të mëdhenj si Bad Bunny, Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Lady Gaga dhe Kendrick Lamar. Vlen të theksohet se asnjë nga tetë të nominuarit nuk e kishte fituar më parë këtë çmim.

Reklamë

Kendrick Lamar kryesoi listën e nominimeve me nëntë, ndërsa Lady Gaga ndoqi me shtatë, së bashku me producentët Jack Antonoff dhe Cirkut. Në kategorinë Kënga e Vitit, të nominuar ishin Sabrina Carpenter, Lady Gaga, Bruno Mars, Bad Bunny dhe Billie Eilish, si edhe *Golden* nga filmi korean *Demon Hunters*. Çmimi përfundimisht shkoi për Billie Eilish me këngën *Wildflower*.

Ndërkohë, Lola Young* fitoi çmimin Performanca më e Mirë Pop Solo me këngën *Messy*, duke lënë pas Justin Bieber (Daisies), Sabrina Carpenter (Manchild), Lady Gaga (*Disease*) dhe Chappell Roan (The Subway).

-Fituesit kryesorë të Grammy 2026:

*Kënga e Vitit (Song of the Year)*
• Billie Eilish – *Wildflower*

*Albumi i Vitit (Album of the Year)*
• Bad Bunny – *Debí Tirar Más Fotos*

*Albumi më i Mirë Pop*
• Lady Gaga – *Mayhem*

*Albumi më i Mirë Contemporary Country*
• Jelly Roll – *Beautifully Broken*

*Albumi më i Mirë Música Urbana*
• Bad Bunny – *Debí Tirar Más Fotos*

*Artisti i Ri më i Mirë*
• Olivia Dean

*Performanca më e Mirë Pop Solo*
• Lola Young – *Messy*

*Albumi më i Mirë Rap*
• Kendrick Lamar – *GNX*

*Performanca më e Mirë Dance-Pop*
• Lady Gaga – *Abracadabra*

*Performanca më e Mirë Rap*
• Clipse – *Chains & Whips* (feat. Kendrick Lamar & Pharrell Williams)

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë