Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet për Kastriot Gjuzin, i dyshuar si autor i vrasjes së Mario Majollarit ngjarje e ndodhur një vit më parë në zonën e kinostudios në kryeqytet.

Ishte prokuroria e Tiranës e cila disa javë më parë i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes, me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit.

Po sipas organit të akuzës, nuk është gjetur ende arma e krimit, një provë kyçe kjo për vijimin e hetimeve.

E pranishme në seancë ishte edhe nëna e Majollarit. Naile Nela nuk e priti mirë vendimin e gjykatës duke hedhur akuza të forta ndaj prokurorisë, duke pohuar se vendimin do a apelojë.

Marjo Majollari u vra me armë zjarri një vit më parë pranë banesës së tij, ndërsa dyshimet janë se shkak është gjakmarrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *