Linjat ajrore evropiane po rifillojnë fluturimet për në Tel Aviv, ndërsa lufta Izrael -Hamas ka hyrë tashmë në muajin e saj të katërt.

Air France planifikon të rifillojë fluturimet nga Parisi drejt Tel Aviv. Fluturimet do të nisin nga 24 janari me tre linja në javë çdo të mërkurë, të enjte dhe të dielë, siç njoftoi kompania ajrore franceze.

Air France kishte pezulluar linjat e saj pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Orari i fluturimeve do të jetë shumë më i kufizuar se ai që ekzistonte përpara 7 tetorit.

“Air France siguron se monitoron vazhdimisht zhvillimet gjeopolitike në rajonet që i shërben dhe në të cilat fluturojnë avionët e saj për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së fluturimit”, thuhej në njoftim.

Grupi gjerman Lufthansa kishte njoftuar se nga fillimi i janarit do të nisë fluturimet drejt Izraelit.

Linjat ajrore të grupit do të ofrojnë nga 8 janari gjithsej 20 fluturime drejt dhe nga Tel Aviv, 30% të orarit normal, siç njoftoi kompania gjermane, e cila përfshin Austrian Airlines dhe Swiss SWISS, më 15 dhjetor.

Shumë linja ajrore të tjera ndaluan fluturimet për në Izrael pas sulmit të paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor dhe raketave të lëshuara nga Gaza, kryesisht drejt zonës së Tel Avivit.

Linjat ajrore izraelite vazhduan fluturimet e tyre./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *