E premte, 23 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lindita Nikolla takohet më presidentin francez Emmanuel Macron

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është takuar këtë të enjte me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kryeparlamentarja ka publikuar në platformën “X” foto nga takimi me Macron. Krahas fotos Nikolla shkruan:

Reklamë

“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm”,.”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris. Samiti u kushtohet çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë