E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

Ligji i ri për Prokurorinë

Komisioni i reformës ne drejtësi ka shqyrtuar ne parim ligjin e ri mbi te cilin do te funksionoje organi i akuzës. Ne përputhje me ndryshimet kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm nuk zgjidhet me me propozim te presidentit, por Këshilli i Larte i Prokurorisë ka te drejtën t’i propozoje kuvendit 3 kandidatura e ne rast se asnjë kandidature nuk merr 94 vota, atëherë emri i renditur i pari nga Këshilli emërohet Prokuror i Përgjithshëm. Mbi këto parashikime kushtetuese ligji specifikon kriteret e kandidateve te cilët duhet te kalojnë procesin e Vetingut, te mos preken nga ligji i dekriminalizimit, nga ai per ish-bashkëpunëtoret e sigurimit te shtetit si dhe te mos ketë mbajtur poste drejtuese ne parti apo ne sistemin e drejtësisë gjate kohës se regjimit komunist. Ligji i ri krijon nje post te ri ate te zëvendës prokurorit, si dhe parashikon decentralizimin e organit te akuzës.

Më shumë video

Reklamë