Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë protestat pasi po e çojnë vendin drejt humnerës.

 

Sipas saj Hong Kongu ka arritur në një situatë të rrezikshme dhe se dhuna do ta shtynte në një rrugë pa kthim.

 

“Ndaluni për pak, shikoni qytetin tonë, shtëpinë tonë, a dëshironi ta shihni drejt humnerës?”.

 

Shprehja e pakënaqësive në Hong Kong ka hyrë në javën e dhjetë dhe nuk është duke treguar ndonjë shenjë të përmirësimit.

 

Protestuesit fillimisht kanë nisur marshet kundër një ligji të propozuar për ekstradim, i cili më pas është pezulluar. Megjithatë, ata kanë vazhduar protestat pro-demokratike, meqë janë të frikësuar për liritë e Hong Kongut, nën udhëheqësinë aktuale të Kinës.

 

Pavarësisht raportimeve për dhunë të policisë ndaj protestuesve, liderja e Hong Kongut ka mbrojtur veprimet e policisë, duke thënë se zyrtarët policorë janë në kushte jashtëzakonisht të vështira.

 

Një ditë më parë, lideri i Senatit amerikan, republikani, Mitch Mçonnell, ka paralajmëruar Kinën, se çfarëdo veprimi i dhunshëm ndaj protestuesve në Hong Kong do të konsiderohet “absolutisht i papranueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *