Subscribe

Libri vijon të mbetet shoqëruesi besnik i lexuesve edhe gjatë ditëve të nxehta të verës. Një interes të lartë kanë treguar edhe turistët, të cilët i drejtohen librarive shqiptare me ide të qarta lidhur me librat që zgjedhin për të lexuar.

 

Shkrimtarët që tashmë njihen ndërkombëtarisht, reflektohen edhe në zgjedhjet e tyre.

 

AILA SAKO

 

LIBRARE

 

“Turistët që vizitojnë librarinë tonë janë rtë shumtë por kam par që ka një tendencë drejt autorëve shqiptar, normalisht me libra të përkthyer në anglisht. Kryesisht Ismail Kadare ka vëmendjen kryesore me disa prej kryeveprave të tij si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur” apo “Pallati i ëndrrave”. Edh Lea Ypi ka një interes të lartë gjithashtu nga turistët e huaj. Ndërsa pjesa tjetër është e prirur drejt titujve të rinj e bashkëkohor.”

 

Por shtëpitë botues janë kujdesur që edhe këtë verë të sjellin tituj të rinj nga autorë premtues të letërsisë bashkëkohore për të gjithë lexuesit. Përgjigjen se çfarë duhet të lexoni gjatë kësaj kohe, e gjeni në botimet “Living”.

 

AILA SAKO

 

LIBRARE

 

“Disa tituj që unë do të sugjeroja janë është “pacientja e heshtur”, i cili është një libër psikologjik shumë i fortë e të mban mbërthyer gjithë kohës. Po ashtu do të përmendja “Çiftin e përsosur”. Pastaj nuk mbetet pas as romanca ku do të veçoja tituj si “një verë italiane” që është tipik për verën. Kemi po ashtu edhe serinë e Hoover apo dhe serinë e Twested”

 

Botimet “Living” kanë sjellë sërish të gjitha gjinitë, nga romani, thrilleri, misteri e të tjerë, jo vetëm në shqip por edhe në gjuhë të huaja, për të përmbushur kërkesat e gjithsecilit. Por cilët zhanre preferohen më tepër nga lexuesit?

 

AILA SAKO

 

LIBRARE

 

“Normalisht në këtë sezon lexohen libra të lehtë, jo shumë voluminoz pra që nuk kanë nevojë për përqendrim shumë të madh në fokusin total. Lexuesit janë të prirur të shkojnë te romani, pra të largohen nga librat shkencor ose ato universitare. Kemi zhanera të ndryshëm që preferohen në këtë sezon, kryesisht është misteri ai që lexohet më shumë.”

 

Duket se edhe këtë verë prirja e lexuesve shkon drejt autorëve të huaj, kryesisht të përkthyer në shqip, duke lënë në hije shkrimtarët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *