Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Focën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje nga ku u arrestua në flagrancë një 25 vjeçar.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin.

 

Arrestimi I 25 vjeçarit u bë I mundur falë informacioneve të marra nga qytetarët. Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të 25 vjeçarit, në lagjen “28 Nëntori”, I cili ishte duke lëvizur me një automjet, policia gjeti në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *