Subscribe

Qeveria publikoi paketen e dytë të ndihmës ndaj individëve dhe biznesit, paketë në të cilën 176 mijë të punësuar do të përfitojnë një bonus prej 40 mijë lekë.

Kjo shumë përfshin të punësuar në biznesin e madh por edhe në atë të vogël, dhe do të jetë e vleshme për tre muaj e kufizimit të ekonomisë.  

Numri 2 i Ministrisë së Financave, Dajna Sorensen tregon kategorinë e përfituese, ku përfshin punonjës të fasonit, turizmit, apo pordhimit.

Kategoria e parë janë ato biznese që kanë qenë të mbyllura me urdhër të ministrisë, janë 1200 të tilla që kanë të punësuar 20 mijë punonjës. Por këtu kemi dhe 6 mijë të larguar nga puna. Kategoria e dytë janë të gjithë ata individë që kanë dalë të papunë që nga muaji mars dhe janë rreth 40 mijë të tillë. Kategoria e tretë janë ato biznese të vogla dhe të mëdha që janë të hapur por kanë rënie të ndjeshme aktiviteti dhe kanë 100 mijë të punësuar. Kategria e fundit janë 10 mijë të punësuar në turizëm.

Qeveria ka marrë për reference listpagesën e atyre që kanë dalë të papunë nga muaji mars  deri në 10 prill, shifër e cila arrin në 40 mijë. Por të gjithë ato biznese, që janë me urdhër të hapurua, por janë në vështirësi të aktivietit, do tëpërfitojnë kredi pa interes.

Të gjihë bizneset që kanë qënë të hapura por kanë mungesë likuiditeti mund të përfitojnë kredi me garanci sovrane nga qeveria.

Qeveria gjithashtu, ka venosur që të shtyje tatimim mbi fitimit për të gjitha llojet e biznesit, por afatet do të jenë ndryshe për sektorë që të janë më të prekur nga pandemia.

Qeveria vendosi që të shtyje pagesën e tatim fitimit per te gjitha bizneset deri në shtator të 2020. Përjashtim do të bëjnë vetëm fasoneritë, call center si dhe turizmi. Për këta sektore afati shtyhet deri në fund të vitit.

Shefi i qeverise ka njoftuar se nga data 20 prill, do të nise shpërndarja e pagesës prej 40 mijë lekësh të punonjësve, pagesë e cila do të zbatohet njësoj si praktika aktuale e biznesit e vogël.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *