Subscribe

Kane marre fund pritjet e gjata te ndërtuesve apo qytetareve, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Nga data 1 shtator, ky sistem do te kryhet vetëm ne mënyre elektronike, dhe ne rast te mos kthimit te përgjigjes brenda 60 ditësh nga institucioni, ajo do te hyje ne fuqi. Përgjigjja mund te jete miratimi apo refuzimi i lejes. Aplikimi do te kryhet ne portalin “E-Albania” ku aplikanti do te paraqesë te dhënat e objektit, ne te cilin do te kryhen punimet. Pritja e qytetareve, apo bizneseve ne sportele, per te marre një përgjigje nga zyrat e shtetit, janë problemi kryesor i administratës publike. Nga ky sistem është nje hap pozitiv ne reduktimin e burokracive. Aplikimi mund te kryhet ne njësite vendore, por edhe ne Këshillin Kombëtare te Rregullimit te Territorit, ne varësi te nivelit te investimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *