Egjipti po heton një video që tregon një çift danez që ngjitet në Piramidën e Madhe dhe pozon lakuriq.

 

Incidenti i supozuar, duket se ka shkaktuar zemërim në vendin musliman konservator.

 

Siaps gazetës shtetërore Al-Ahram, prokurorët do të shqyrtojnë nëse videoja është reale, dhe nëse rezulton se po atëherë do të përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes se si ata ishin në gjendje të ngjiteshin në strukturën e gjatë prej 140 metrash.

 

Piramida e Madhe e Gizës, e njohur edhe si Khufu ose Cheops, është një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *