Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një lajmi të rremë nga mediat italiane për 1400 kontenierë me mbetje toksike të nisura nga Italia drejt Shqipërisë për t’u groposur.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka akuzuar Luzlim Bashën, që asokohe ngriti çadrën, dhe Ilir Metën, që ishte kryeparlamentar, se gjithçka ka qenë e orkestruar për të rrëzuar atë.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”

Reagimi i Ramës erdhi pasi në media u publikuan hetimet e prokurorisë për këtë çështje, të ndodhur tri vite më parë.

Në 2017 për këtë ngjarje u vunë në pranga tetë person, një prej të cilëve ishte edhe ish-senatori Italian Sergio De Gregario. Gjithçka ndodhi pas një shkrimi të publikuar nga media italiane “Pianeta Italia Neës”.

Por sipas mediave, lajmi është i rremë dhe është kërkuar nga këshilltari i Metës, Ilir Kulla. Edhe ky i fundit reagoi pasi çështja u rikthye sot në vëmendje.

Ai nuk mohoi të ketë njohje me Sergio De Gregario, por deklaroi se gjithçka është një shpifje për lobimin e tij kundër qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *