Spanja ka regjistruar një bilanc fantastic në 24 orët e fundit. Në shtetin iberik, ndër më të prekurit ë botë nga covid-19 nuk ka pasur asnjë viktime në 24 orët e fundit.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetesise. Është hera e parë që nga fillimi I muajit mars që në Spanjë nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e Covid-19.
Fernando Simon përgjegjës në institutin e shendetësise e konfirmoi lajmin në fjalë shumë inkurajues.
Ndërkohe Simon tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 71 raste të reja me koronavirus.
Totali I viktimave në Spanjë nga fillimi I epidemisë e deri tani është 27 mijë e 127.