E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lajm i mirë! Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë

Shqiptarët që jetojnë në Itali dhe shtetasit italianë në Shqipëri do të mund të vijojnë procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit, pas zgjatjes së marrëveshjes mes dy vendeve.

Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit do të jetë në fuqi edhe për pesë vite të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe përbën një zhvillim me rëndësi për qytetarët që jetojnë në të dyja vendet.

Reklamë

Përmes kësaj marrëveshjeje, shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësi të aplikojnë për konvertimin e patentave, në përputhje me procedurat dhe kriteret përkatëse.

Vazhdimi i zbatimit të marrëveshjes synon të shmangë ndërprerjen e këtij shërbimi dhe të lehtësojë procedurat administrative për qytetarët që kanë nevojë të përdorin lejen e drejtimit në vendin ku banojnë.

“Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë në Itali dhe qytetarët italianë në Shqipëri!

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë është zgjatur edhe për 5 vite të tjera, duke garantuar vijimësinë e procedurave të konvertimit të lejeve të drejtimit për qytetarët e të dy vendeve.

Ky vendim konfirmon edhe një herë besueshmërinë e sistemit shqiptar të lejeve të drejtimit dhe standardet e larta që zbaton DPSHTRR në pajisjen e qytetarëve me leje drejtimi, në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane të cilësisë.

Përfitim për shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri.
 Shërbim me standarde dhe cilësi të garantuar.
 Leje drejtimi të besueshme dhe të njohura ndërkombëtarisht”, shkruan ministri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.