Zëvendëskryeministri Erjon Braçe reagoi me ironi për lajmet se Partia Demokratike ka ngritur Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë.

Duke ju referuar edhe deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se PD do të hapet, Braçe pyeti nëse Sali Berisha do të zgjidhet sërish deputet.

“Lajm i madh shumë; Basha ngre komision që do të përzgjedhë deputetët! Ndryshim i madh, hapje e madhe! Një pyetje kam unë; A do e perzgjedhë Sali Berishën ky komisioni i ndryshimit? Zgjohuni nga gjumi, është film i parë; Kurrë nuk hiqen përgjegjësit e vjedhjeve e vrasjeve të përbashkëta në atë parti! Kalofshi mirë me komisionin e ndryshimit të madh dhe hani nga një tas me boronica!”

Të martën, pas një takimi që pati me pesë anëtarët e komisionit, Basha garantoi se PD do të korrë fitoren e madhe në zgjedhjet e 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *