E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lajm i keq për shqiptarët në Angli, miratohet marrëveshja për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

Ligjvënësit britanikë i dhanë ‘dritën jeshile’ projektligjit që lejon zbatimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Ruandës për emigrantët. Ndonëse kjo marrëveshje shkaktoi mjaft polemika edhe në radhët e konservatorëve, sërish kryeministri, Rishi Sunak, mundi të siguronte shumicën parlamentare për konkretiziminin e marrëveshjes.

“Populli britanik duhet të vendosë se kush do të vijë në këtë vend, jo bandat kriminale apo gjykatat e huaja,” tha Sunak në mediat sociale pas miratimit të projektligjit.

Reklamë

Ndonëse marrëveshja është nënshkruar prej kohësh, ajo nuk ka gjetur zbatim, për shkak të pengesave ligjore. Gjykata e Lartë e Britanisë nuk lejoi zbatimin e saj, pasi më 15 nëntor argumentoi se Ruanda nuk ishte një destinacion i sigurt për dërgimin e azilkërkuesve dhe shkeleshin të drejtat themelore të njeriut.

Pas kësaj ‘disfate’ Sunak rihartoi marrëveshjen, duke nënvizuar se tanimë nuk kishte asnjë pengesë ligjore që do të ndalonte uljen e avionëve të mbushur me emigrantë të paligjshëm në Ruandë./vizionplus.tv/

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë