Pas katër ditësh me lajme shpresëdhenëse, Italia risjell lajmë aspak të mira mbi shkallën e përhapjes së COVID-19 por edhe numrin e të vdekurve.

Viktimat në orët e fundit janë 712, ose 29 me shume sesa shifra e ditës së merkure ku humben jetën 683 persona. Totali i viktimave ne vendin fqinj nga ky virus i rrezikshem eshte rritur ne 8215 persona.

Numri i rasteve të reja vetëm këtë të enjte është 4492, ose rreth 1 mijë më shumë në raport me një ditë më parë. Totali i rasteve aktive te personave te semure eshte 62 mije e 13.

Kishte disa ditë që rastet e reja në Itali nuk shkonin përtej shifrës katër mijë.

Shqetësimi më I madh në shifra është nga Lombardia ku janë 2500 të infektuar në 24 orët e fundit.

Pervecse e kaloi shume shume shpejt ne drejtim te numrit te viktimave, tashme Italia po i afrohet  numrit te pacienteve pozitiv ne total qe ka Kina 81 285 nderkohe qe Italia ka 80 639.

Ndërkohe këtë të enjte janë shëruar 999 persona duke e çuar totalin e atyre qe kane “mundur” semundjen ne 10 361 persona.

Por edhe personat qe jane ne gjendje kritike, jane ne shifra shqetesuese ne Itali, plot 3612, teksa ne raport me nje dite me pare jane 123 persona qe i jane shtruar ne terapi intensive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *